Krijuan vendbazime për mjetet lundruese pa leje, e pësojnë 6 persona në Ksamil

schedule15:31 - 20 Gusht, 2024

schedule 15:31 - 20 Gusht, 2024

Procedohen penalisht 6 persona të cilët dyshohen se krijuan vendbazime për mjetet e tyre lundruese, pa lejen e organeve kompetente në Ksamil.

Sipas unirformave blu në vendin e quajtur “Tre Ishujt”, Ksamil, u hoqën 10 pedanë të vendosur në det, pa lejen e organeve kompetente, të cilat shërbenin si vendbazime për mjetet lundruese, kryesisht për Jet Ski-të.

Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë Detare, Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë dhe me IVMT bashkia Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa shtetas kishin vendosur pedanë në det, në Ksamil, për të krijuar vendbazime të pamiratuara për mjetet e tyre lundruese, kanë kryer menjëherë kontrolle në zonë, me qëllim goditjen e kësaj paligjshmërie dhe parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Konkretisht, në vendin e quajtur “Tre Ishujt”, Ksamil, u hoqën 10 pedanë të vendosur në det, pa lejen e organeve kompetente, të cilat shërbenin si vendbazime për mjetet lundruese, kryesisht për Jet Ski-të.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, Sektori për Hetimin e Krimeve i Komisariati të Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë për 6 autorë të dyshuar të vendosjes së këtyre objekteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë iu bën thirrje të gjithë shtetasve, të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi për zonat bregdetare dhe ato ujore, në mënyrë që të shmangin ndëshkimet penale, si dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve në plazhet e zonës.“, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al