Juventus dhe Barcelona rivalizuan mes tyre në merkaton e verës për shërbimet e Matthijs De Ligt dhe në fund festuan bardhezinjtë. 19-vjeçari i talentuar holandez zgjodhi kampionët e Italisë dhe vendosi të vijonte karrierën në Serie A.
Eric Abidal, i cili mban postin e drejtorit sportiv të klubit katalanas, i është rikthyer edhe njëherë kësaj çështje në një prononcim për katalanasen Sport. Francezi zbulon shkakun që ish-kapiteni i Ajaksit vendosi të mos transferohej te Barcelona.
“De Ligt është një qendërmbrojtës i nivelit të lartë, por nuk dëshironte të vinte te Barcelona. E dini pse? Kërkonte garanci për të luajtur gjithmonë, por te ne askush nuk e ka vendin e sigurt. Aktivizimi si titullar nuk garantohet kurrë. Trajneri mund të të bindë me disa premtime të caktuara, por sidoqoftë rrezikon të mos luash. Në fund zgjodhi të shkonte te Juventusi“, thekson Eric Abidal. /abcnews.al