“Salvador Mundi, Vepra e artit më e shtrenjtë në botë do të jetë pjesa qendrore e “Louvrit të Arabisë Saudite”. Kjo mendohet te jete tentative e princit të kurorës për të nxitur turizmin kulturor ne Riad, kryeqytetin saudit.
Mohammed bin Salman bleu Salvator Mundi për 450 milionë dollarë në vitin 2017.
Vepra e atribuuar Leonardo Da vincit qendron prej vitesh ne një kasafortë në por Princi i Kurorës Mohammed tani dëshiron ta përdorë veprën si ‘objekt.
Sipas Bernard Haykel, një profesor i studimeve të Lindjes së Afërt në Universitetin Princetown, princi ka dëshirë qe Luvrit i Riadit te kthehet ne jashtëzakonisht te famshëm. “Ideja është qe turistet do të shohin ne Arabinë Saudite një pikturë të Leonardo da Vincit, ne Luvrin e Riadit, dhe turistet do te mendojnë se po shohin një nga pikturat më të rëndësishme në botën perëndimore të Jezusit dhe ne e zotërojmë atë.” Deklaroi profesor Haykel.
Blerja e veprës nga princi i kurorës Mohammed ishte gjithashtu një sfidë e qëllimshme për lidershipin konservator islamik të Arabisë Saudite, tha Haykel, pasi nuk u miratua kurrë zyrtarisht.
Blerja e veprës së Leonardos në vitin 2017 ishte një nga blerjet më dramatike të artit. Një seri ofertash e shtynë çmimin mbi vlerësimin e tij prej 100 milionë dollarësh dhe rekordin e mëparshëm për një shitje publike të çdo vepre arti.
Më vonë u zbulua se piktura fillimisht ishte blerë në Shtetet e Bashkuara në 2005 për vetëm 1,175 dollarë.
Ajo iu atribuua përfundimisht Leonardos pasi u krye një punë e rëndësishme konservimi përpara se të zbulohej në një ekspozitë në Galerinë Kombëtare në Londër në 2011.
Megjithatë, disa brenda botës së artit besojnë se vepra është pikturuar nga studentët e Leonardos ose nga një artist tjetër fare – duke treguar cilësinë inferiore të pikturës në krahasim me pikturat si Mona Lisa.