Ukraina: Civilët në Pokrovsk kanë dy javë për t’u larguar

schedule19:27 - 19 Gusht, 2024

schedule 19:27 - 19 Gusht, 2024

Qytetarët në një qendër kryesore në Ukrainën lindore, qytetin e Pokrovsk, kanë vetëm dy javë për t’u larguar ndërsa forcat ruse përparojnë, ndërsa ata në Mirnokhrad do të duhet të largohen brenda disa ditësh, thanë zyrtarët ukrainas.

Fronti i Pokrovsk ka parë luftimet më të ashpra në ditët e fundit, teksa ushtria ukrainase vazhdon operacionet e saj brenda territorit rus, në rajonin e Kurskut.

Forcat ruse janë duke përparuar në mënyrë të qëndrueshme drejt Pokrovsk për muaj të tërë. Javën e kaluar ata ishin vetëm 10 kilometra larg periferisë së qytetit, sipas autoriteteve lokale.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit, Serhiy Dobryak, përsëriti se civilët duhet të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Ata kanë “një deri në dy javë, jo më shumë“, tha Dobryak për shërbimin ukrainas kur u pyet se sa kohë ka mbetur për evakuimin, duke pasur parasysh përparimin rus. Autoritetet kanë kapacitetin për të evakuuar 1,000 njerëz në ditë, por aktualisht vetëm 500-600 largohen në baza ditore, shpjegoi ai. Rreth 53,000 njerëz, duke përfshirë gati 4,000 fëmijë, mbeten në Pokrovsk dhe vendbanimet përreth, tha guvernatori Vadim Filaskin në Telegram./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!