Mbante armë zjarri pa leje dhe municion në banesë, pranga 55-vjeçarit në Gramsh

schedule09:41 - 19 Gusht, 2024

schedule 09:41 - 19 Gusht, 2024

Një 55-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Gramash pasi mbante në banesë armë zjarri pa leje dhe municion.

55-vjeçari ishte kallëzuar nga fqinji i tij më te cilin kishte pasur një konflikt për dëmtimin e një peme frutore në fshatin Shënmrizë.

Gj kontrollit fizik në banesë, policia sekuestroi armën e zjarrit dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prerja e druve dekorative dhe frutore”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!