Fiken zjarret, vetëm tre vatra/ Ministri i Mbrojtjes: Situatë është përmirësuar, nuk ka rrezik

schedule09:33 - 19 Gusht, 2024

schedule 09:33 - 19 Gusht, 2024

Pas shumë javësh betejë me zjarret që përfshinë shumë zona të territorit të Shqipërisë situata sot sipas Ministrisë së Mbrojtjes paraqitet më e qetë. Nga 31 vatra vetëm tre kanë mbetur aktive.

Bëhet fjalë për  vatrën në Arrën të bashkisë së Kukësit, atë në Fushë Lugje të Mirditës dhe vatra në Buçaj të Shkodrës. Edhe këto vatra zjarri sipas ministrit Pirro Vengu janë të izoluara dhe pa rrezik përhapjeje.

Megjithëkëtë ministri Vengu shkruajti në rrjetet sociale se situata po mbahet në monitorim dhe shprehu mirënjohjen strukturave sipas të cilit përkushtimi i tyre i përbashkët ka qenë vendimtar në minimizimin e dëmeve, mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

/abcnews.al