Reja: Dua të qëndroj te Shqipëria! Na mungojnë disa pikë

schedule23:32 - 17 Nëntor, 2019

schedule 23:32 - 17 Nëntor, 2019

Edoardo Reja ka analizuar humbjen e pësuar me Francën, si dhe ka folur edhe për çështje të tjera. Fillimisht në “Supersport” italiani deklaroi: “Andorra është e kaluar, ishte një ndeshje jo e mirë. Mbase dalja nga objektivi bëri ta humbnim përqendrimin. Sot ishim përballë kampionëve të botës. Bëmë një pjesë të dytë ët mirë. Më pëlqen çfarë ka bërë skuadra këto kohë. Kemi sjellë lojtarë të rinj këto. Do doja ta mbyllnim më mirë”.

“Provova lojtarë që kanë muaj me ne. Doja t’i shihja në fushë, jo vetëm në stërvitje. Do i kisha aktivizuar më shumë po të vija më parë. Me pak më shumë fat mund të fitonim në Turqi dhe të mos humbnim në Islandë. Na mungojnë 3-4 pikë nga renditja, pa llogaritur Andorrën”, shtoi Reja.

“E ardhmja? Nuk e di, kontrata më ka mbaruar. Nuk kam folur me presidentin akoma. Do flasim për detajet. Kjo eksperiencë më ka pëlqyer dhe do të doja ta vazhdoja”, përfundoi Reja deklaratën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!