Kanadaja i jep leje Ukrainës të përdorë armët e saj në territorin rus

schedule17:03 - 16 Gusht, 2024

schedule 17:03 - 16 Gusht, 2024

Ukraina është e lirë të përdorë armët e dhuruara nga Kanadaja në territorin rus. Vendimi është bërë i ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë dhe vjen pasi disa video të publikuara tregonin një automjet patrulle të prodhuar nga Kanadaja që kalonte në Rusi, raporton Sky News.

“Ukrainasit dinë më së miri se si të mbrojnë atdheun e tyre dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim kapacitetin e tyre,” tha Andrée-Anne Poulin, një zëdhënëse e departamentit të mbrojtjes.

“Kanadaja nuk vendos kufizime gjeografike për përdorimin e pajisjeve ushtarake që ne i dhurojmë Ukrainës,” shtoi Poulin.

Kanadaja ka dhënë 4.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, duke përfshirë tanke, dronë, artileri kundërajrore, municione, raketa dhe automjete të blinduara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!