Dy persona janë arrestuar në Fier, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.
Në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, policia ndaloi për kontroll automjetin ku udhëtoni të dy këta persona.
Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza kanabis gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë, 170 fishekët e kalibrave të ndryshëm, dozat e kanabisit, 2 celularë dhe automjeti./abcnews.al