BE: Vendimi për Ibrin, i koordinuar/ Lajçak Kurtit: Vendimet e imponuara dëmtojnë qytetarët

schedule13:36 - 15 Gusht, 2024

schedule 13:36 - 15 Gusht, 2024

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se çdo vendim i Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit duhet të ndërrmeret pas konsultimeve me Brukselin Zyrtar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajçak akuzoi qeverinë e Albin Kurtit se po gënjen kur thotë se BE nuk dëshiroon hapjen e Urës së Ibrit ndërsa shtoi se një qeveri që dëshiron normalizim të marrdhënieve mes dy shteteve, nuk ndërmerr kurrë veprime të njëanshme që I imponohen një pakice që jeton në Territorin e Kosovës duke iu referuar kështu serbëve të veriut.

“BE ka theksuar vazhdimisht se çështja e Urës së Ibrit duhet të diskutohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Pretendimet se Unioni është kundër hapjes së urës apo se ne kemi ndryshuar pozicionin tonë janë një mashtrim. Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve që preken nga ky vendim, nuk kontribuon në normalizim të marrdhënieve. Qeverisje e mirë do të thotë të ketë ndjeshmëri ndaj pakicës.”

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak shkroi në statusin e tij se sa I përket marrëveshjes për hapjen e Urës së Ibrit dhe sesi do të ndërmerret një hap I tillë, do të diksutohet në takimin e ardhshmën për normalizim të marrdhënieve që do të mbahet në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë paralajmëruar për Sanksione ndaj Kosovës nëse Qeveria e Albin Kurtit ndërmerr veprime të njëanshme që rrezikojnë sigurinë Rajonale dhe përshkallëzojnë tensionet duke vënë në rrezik edhe ushtaret e misionit paqeruajtes te KFOR-it./abcnews.al