Ishte duke u larë në ujërat e centralit të Dibrës, mbytet 16-vjeçari

schedule12:09 - 11 Gusht, 2024

schedule 12:09 - 11 Gusht, 2024

Një 16-vjeçar është mbytur teksa po lahej në ujërat ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen.

“Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi rreth 16 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al