Lojërat Olimpike/ Pengesa indiane ‘rrëzon’ Shqipërinë, Abakarov eliminohet në çerekfinale

schedule12:49 - 8 Gusht, 2024

schedule 12:49 - 8 Gusht, 2024

PARIS- Mundësi Zelimkhan Abakarov dështon në Lojërat Olimpike në Paris. Ai u eliminua në çerekfinalen e stilit të lirë deri në 57 kilogramë. Rusi i natyralizuar si shqiptar u mund nga rivali indian, Aman-Aman.

Pengesa indiane ishte shumë e fortë për sportistin që përfaqëson Shqipërinë.

Ai nuk arriti të sigurojë asnjë pikë përballë rivalit, duke i dhënë fund shpresës që t’i siguronte një medalje olimpike Shqipërisë në Paris.

Sakaq, të premten orës 11:00-13:30 është radha e rusit tjetër, Chermen Valiev që përfaqëson Shqipërinë.

Të shtunën e 10 gushtit, ul siparin e garimit të Shqipërisë në Lojërat Olimpike Islam Dudaev, mundësi tjetër, i cili ka treguar një ecuri pozitive dhe kërkon të jetë në zonën e medaljeve.

Shqipëria në lojërat olimpike “Paris 2024”, është përfaqësuar nga tetë sportistë, kurse në garat e tyre Luiza Gega, Franko Burraj, Manjola Konini, Grisi Koxhaku dhe Kaltra Meça nuk lanë gjurmë në këtë kompeticion olimpik. /abcnews.al