Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në profilin e saj “Facebook” ka shpërndarë foton me liderin e Solidarnosh, Lech Valesa. Takim shumë i veçantë me drejtuesin e sindikatave Solidarnosh dhe ish- Presidentin e Polonisë, shprehet kryetarja e LSI-së. Kryemadhi thotë se Valesa është simboli i përmbysjes së komunizmit në Poloni.
“Takim shumë i veçantë me Lech Valesa. Me simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni, drejtuesin e sindikatave Solidarnosh dhe ish Presidentin e Polonisë. Një shembull i jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat qofshin edhe të forta në aparencë”, shkruan Kryemadhi./abcnews.al