Befasohen nënkampionët e botës. Kroacisë i duhet një barazim në ndeshjen shtëpiake kundër Sllovakisë për t’u kualifikuar në Euro 2020, por golin e kanë gjetur miqtë. Robert Bozenik ka zhbllokuar shifrat pas gjysmë ore lojë.
19-vjeçari shfrytëzoi një pasim të Lobotka dhe lumturoi tifozët sllovakë të pranishëm në stadiumin e Rijekës. Tani pritet reagimi i ekipit kroat, që do të bëjë të pamundurën për të vituar humbjen, pse jo për të realizuar edhe përmbysjen e madhe. /abcnews.al