POGRADEC- Shpërthimi i bombolës së gazit në Pogradec ka qenë shumë i fortë duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
“U duk sikur ra tërmet”, thanë banorët.
Një grua ka mbetur e lënduar në fytyrë, si pasojë e shpërthimit. Abc News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dëme të mëdha.
Nga pamjet duket që shpërthimi ka hedhur në tokë dritaret e banesës, ndërsa ka plasaritur edhe muret e pallatit. Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./ abcnews.al