Ministri Igli Hasani nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me legalizimin e dokumenteve/apostilim duke sqaruar se tashmë do të bëhet brenda 24 orëve.
Qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Reagimi i ministrit Igli Hasani në Facebook:
-Tashmë legalizimi i dokumenteve/apostilim bëhet brenda 24 orëve.
-Dorëzo dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të RSH-së.
-MEPJ përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/ apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.
/abcnews.al/