Nga Kina në Vlorë, me biçikletë/ I riu, mbi një muaj udhëtim në shtatë vende

schedule15:05 - 6 Gusht, 2024

schedule 15:05 - 6 Gusht, 2024

Nga Kina në Vlorë me biçikletë.    Kjo është historia e Gentian Qejvanaj  I cili kaloi shtatë shtete për të mbërritur në Shqipëri.

U nis me 30 qershor nga vendi ku jeton dhe mbërriti  me  4  gusht në atdhe. Pesë javë udhëtim ishte sa  emocionues dhe sfidues.

I riu vlonjat  që  jeton prej dhjetë vitesh  në Kinë zgjodhi të ndërmarrë  këtë udhëtim  në kulmin e sezonit  veror për të promovuar Shqipërinë dhe  Vlorën turistike.

Qejvanaj kaloi sfidën dhe mori flamurin e qytetit  europian të sportit  për vitin 2024./abcnews.al