Të gjithë sytë tek atletika/ Kenia donimon garën e 5 mijë metrave, fiton ari dhe argjendi

schedule11:48 - 6 Gusht, 2024

schedule 11:48 - 6 Gusht, 2024

Në mbrëmjen e ditës së dhjetë të Lojrave Olimpike “Paris 2024”, të gjithë prozhektorët ishin të drejtuar në pistën e “Stad de France”, ku atletika shpërndau të tjera medalje në disa prej garave më të rëndësishme.

Britanikja Kili Haxhkinson triumfoi në garën e 800 metrave për femra, duke fituar medaljen e saj të parë olimpike, pas argjendit të marrë në Lojrat Olimpike të Tokios.

Atletia 22 vjeçare vendosi kohën 1 minutë 56 sekonda e 72 të qindat, duke lënë pas etiopianen Tsige Duguma, që fitoi medaljen e argjendit në Paris.

Kampionia e botës në fuqi, Meri Mora e Kenias u rendit vetëm në vendin e tretë, duke bërë të sajën medaljen e bronzit.

Atletet keniane dominuan garën e 5 mijë metrave për femra, duke marrë vendin e parë dhe të dytë.

Medalja e artë u fitua nga Beatris Çibet, që kaloi vijën e finishit me kohën 14 minuta 28 sekonda e 56 të qindad.

Ajo bëri një sprint fantastik në 80 metrat e fundit për të lënë pas kampionën në fuqi Feith Kipjegon, që mori medaljen e argjendit.

Ajo e bronzit në këtë garë shkoi për Holandën, pasi atletia e saj Sifan Hasan u rendit në vendin e tretë.

Një tjetër medalje e artë në atletikë shkoi për Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Valeri Allman mbrojti titullin kampion olimpik në hedhjen e diskut.

Rezultati i saj në “paris 2024” ishte 69 metra e 50 cendimetra.

Në vendin e dytë dhe me medalje argjendi u rendit kinzja Bin Feng, ndërsa medalja e bronzit u fitua nga atletia kroate Sandra Elkaçeviç.