Vetëm një pjesë loje ka rezistuar Shqipëria U17 kundër Ukrainës. Ndeshja e zhvilluar për eliminatoret e Euro 2020 u mbyll me fitoren 2-0 të Ukrainës U17.
Dmytro Shostak zhbllokoi ndeshjen pas rreth një ore lojë dhe Mark Mampasi vulosi fitoren me golin e shënuar gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes.
Ekipi i Elvin Beqirit regjistroi humbjen e dytë rresht pas asaj 4-0 kundër Portugalisë tre ditë më parë. Të martën (ora 16:00) zhvillohet ndeshja e fundit në grupin 8 dhe përballë kuqezinjve të vegjël do të jetë ekipi gjeorgjian. /abcnews.al
Ukrainë U17 – Shqipëri U17 2-0
(Shostak 57′, Mampasi 84′)