Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 38 gradë celsius

schedule07:53 - 6 Gusht, 2024

schedule 07:53 - 6 Gusht, 2024

Sipas MeteoAlb territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që; pjesa e dytë të ditës të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë në veriperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta por pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshme ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; mundësia për reshje është thuajse zero.

Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV përgjatë paradites do të paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh dhe rritje të temperaturave.

Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të RMV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore, por nuk priten reshje.

Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent jugperëndimor.

Europa

Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; Europën Lindore; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh.

Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Britaninë e madhe si edhe pjesërisht Europën Veriore duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi breshëri ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ku vlera më të larta priten në; brigjet Jugore të Mesdheut.