Manchester United vijon të jetë aktiv në merkato, teksa nuk heq dorë nga dy mbrojtësit e gjermanëve të Bayern Munchen, Matthijs de Ligt dhe Mazraoui.
Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano raporton se agjenti i dy mbrojtësve ka arritur akordin me “Djajtë e Kuq” disa javë për parë. De Ligt dhe Mazraoui duan që të transferohen te United, teksa ekipi anglez pritet të rifillojë bisedimet me bavarezët, pasi gjermanët refuzuan orfertën e parë.
“Man United do të rikthehet në bisedime për Matthijs de Ligt dhe Mazraoui! Marrëveshja me agjentin e të dy lojtarëve Pimenta është nënshkruar javë më parë, për një marrëveshje pesëvjeçare plus opsion. Mazraoui dhe de Ligt me durim presin të bashkohen me Man United… të dy duan lëvizjen dhe kanë qenë të qartë. Ka besim nga ana e lojtarëve për të përfunduar marrëveshjet dhe për t’u ribashkuar me Erik ten Hag. Manchester United ka vendosur të zhvillojë bisedime të reja me FC Bayern pasi oferta fillestare u refuzua, shkruan Romano në Facebook./abcnews.al