Partitë në Bullgari nuk arrijnë të formojnë qeverinë, vendi drejt zgjedhjeve të reja

schedule14:39 - 5 Gusht, 2024

schedule 14:39 - 5 Gusht, 2024

Partia bullgare “Ka një popull të tillë” (ITN) ia ktheu mandatin për të formuar një qeveri presidentit Rumen Radev, pasi dështoi të ndërtonte një koalicion të qëndrueshëm duke e vënë vendin në rrugën e zgjedhjeve të shtata legjislative në tre vjet.

Bëhet e ditur se ITN-së, e cila doli e gjashta në zgjedhjet e 8 qershorit me vetëm 16 vende në parlamentin me 240 vende, iu ofrua mandati më 29 korrik pasi qendra e djathtë GERB dhe “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP) nuk arritën të formojnë një qeveri.

“Spiralja e zgjedhjeve jopërfundimtare vazhdon dhe ajo jo vetëm që shkakton acarim, por gjithashtu zhbllokon një sërë procesesh shkatërruese”, tha Radev.

Ndryshe, Bullgaria, anëtari më i varfër i Bashkimit Evropian dhe një nga shtetet e tij më të korruptuara, është “rrënuar” nga qeveritë që nga protestat kundër korrupsionit në vitin 2020 që ndihmuan në rrëzimin e një koalicioni të udhëhequr nga GERB.

Zgjedhjet e qershorit u shkaktuan nga kolapsi i një koalicioni të përbërë nga GERB, i cili kishte mbajtur pushtetin për pjesën më të madhe të 15 viteve të mëparshme, si dhe partinë PP.

Partia GERB doli e para në votimin e qershorit, duke fituar 68 vende, ndërsa partia PP siguroi 39 të tilla.

Të dyja janë gjerësisht pro BE-së dhe pro tregut, por ato janë të ndjekura nga grindje të vazhdueshme dhe rivalitete personale. Bullgaria, gjithashtu një anëtare e NATO-s, ka nevojë për një periudhë qeverisjeje të qëndrueshme për të përshpejtuar rrjedhën e fondeve të BE-së në infrastrukturën e saj