Udhëheqësi suprem iIranit, Ajatollah Khamenei ka dhënë urdhër për sulm ‘drejtpërdrejt’ ndaj Izraelit, sipas një raporti të cituar nga mediat e huaja.
Lajmi vjen pasi lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran të mërkurën. Shtëpia e Bardhë nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur vdekjen e Haniyeh që nga e mërkura pasdite, por Teherani po ia vë fajin Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Izraeli nisi një sulm në Bejrut, Liban, të martën, por as nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe as nuk e ka mohuar vrasjen e Haniyeh.
“Regjimi kriminal, terrorist sionist martirizoi mysafirin tonë të dashur në territorin tonë dhe ka shkaktuar pikëllimin tonë, por gjithashtu ka përgatitur terrenin për një ndëshkim të rëndë. Dëshmori Haniyeh ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij të nderuar në këtë betejë dinjitoze për shumë vite. Ai ishte i përgatitur për dëshmor dhe kishte sakrifikuar fëmijët dhe të dashurit e tij në këtë rrugë.”, ka shkruar në një postim në platformën X, Khamenei.
/abcnews.al