Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës është gjetur dhe është ndaluar në Dubai. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale te “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Durim Bamit.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 4 nëntor të vitit 2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, Haka akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të realizuar planin e ekzekutimit të Durim Bamit.
Po ashtu, anëtari i Bandës së Niklës, Marklen Haka akuzohet për mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ne bashkëpunim ne formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Pak kohë më parë u ndalua dhe ish-miku dhe së fundmi kundërshtari i tij në Dubai, Durim Bami.