Lojërat Olimpike/ Misioni i “Kangurëve” në Paris 2024, Austrialia kërkon triumfin në notë përballë amerikënëve

schedule17:56 - 31 Korrik, 2024

schedule 17:56 - 31 Korrik, 2024

Të fundit e fitoi një vajzë.

Skuadra australiane e notit vazhdon të ndjekë historinë në Lojërat Olimpike, dhe ndonëse e di se do ta ketë tepër të vështirë, sërish do të luftojë deri në fund.

Kaylee McKeown triumfoi në garën e 100 metrave shpinë në Paris 2024, në një konkurrencë të fortë me dy rivale amerikane.

Regan Smith dhe Katharine Berkoff ishin vërtet ambicioze dhe e mbajtën nën presion deri në finish kampionen nga Kuinslendi, jo vetëm kaq, por dyshja amerikane kishte fituar garën e parë kualifikuese dhe pastaj gjysmëfinalen, e mendohej se e arta do të shkonte përtej Atlantikut.

Mirëpo, McKeown kishte plane të tjera dhe ia doli me kohën 57”33, teksa vendosi një rekord të ri olimpik dhe barazoi rekordin e Oqeanisë.

Smith doli e dyta me 33 të qindat më shumë, ndërsa Berkoff ishte 65 të qindat prapa.

Skuadra australiane ka tani 4 të arta olimpike në not në Paris, duke qenë në vend të parë, ndërsa duhen edhe 5 ditë gara në pishinë.

Hera e fundit që Australia i la prapa Shtetet e Bashkuara në medaljet e arta olimpike në not ishte në 1956, kur Lojrat u mbajtën pikërisht në Melburn.

Nuk dihet nëse historia do të përsëritet. /i.m /abcnews.al