Vështirë të ketë pasur precedent.
Nada Hafez është një shpatare apo skermiste nga Egjipti, e cila garoi në Lojrat Olimpike në Paris.
Sportistja 26-vjeçare fitoi ndeshjen e raundit të parë në turneun olimpik duke mundur amerikanen Elizabet Tartakoëski me rezultatin 15-13, ndërsa habia më e madhe erdhi nga ajo që vetë sportistja deklaroi më pas.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave pas fitores, skermistja tha se ishte 7 muajshe shtatzënë, ndërsa bëri shaka se në pedanë apo në tapet u ngjitën tre persona, ajo vetë, kundërshtarja e saj, dhe bebja e saj që pritet të lindë pas 2 muajve.
Nuk besohet se ndonjë sportiste tjetër të ketë marrë pjesë në Lojrat Olimpike duke qenë 7 muajshe shtatzënë.
Nada Hafez nuk e vazhdoi dot aventurën e saj të shkëlqyer në Paris, sepse u mund në raundin e dytë nga koreano-jugorja Xeon Haj-uong, me rezultatin 15-7.
Natyrisht, duke qenë në një gjendje të tillë, ajo e kishte të pamundur të garonte në maksimum, ndërsa e ka përfaqësuar Egjiptin edhe në Rio në 2016 dhe në Tokio në 2021. /i.m /abcnews.al