Kredi të buta për mësuesit/ Manastirliu: Aplikimet në e Albania, do të zgjasin deri më 14 gusht

schedule15:12 - 30 Korrik, 2024

schedule 15:12 - 30 Korrik, 2024

Për herë të parë këtë vit mësuesit e rinj mund të marrin kredi me interes zero për blerje banese.  Ata kanë dy javë kohë për të aplikuar online në portalin e albania. Në një takim me mësues të rinj  Minstrja e Arsimit   shpjegoi se si do të përzgjidhen fituesit.

“Janë hapur aplikimet online në e-Albania dhe ato përfundojnë më 14 gusht. Më pas, një komision do të vlerësojë dokumentacionin sipas një pikëzimi, duke vlerësuar mësuesit që punojnë në një largësi të konsiderueshme nga vendbanimi i tyre, apo mësuesit ku të dy bashkëshortët janë në profesionin e mësuesit”

Sipas ministres së arsimit  ky program ka qenë një kërkesë e vetë mësuesve dhe do të shërbejë edhe si  nxitje për të rinjtë që të zgjedhin të studiojnë për këto degë.

“Jam e bindur se është edhe një motivim më shumë për të rinjtë për të zgjedhur mësuesinë, jo vetëm për faktin se tashmë mësuesi ka një pagë dinjitoze, por edhe mundësi të përfitojë nga programe të tjera që e bëjnë punën e tyre edhe më motivuese dhe inspiruese. Nëpërmjet këtij investimi, ne duam që në sektorin arsimor të afrojmë në universitete nxënësit apo maturantët më të mirë, me rezultate sa më të larta”

Para profesionistëve në sektorin e arsimit  mbështetje të tillë kanë përfituar mjekët dhe policët. /abcnews.al