Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili, sipas komisionit zgjedhor, fitoi zgjedhjet presidenciale të djeshme në atë vend, deklaroi sot se rizgjedhja e tij është një triumf i paqes dhe stabilitetit.
Komisioni zgjedhor shpalli rezultatet e para vetëm gjashtë orë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe Maduro tha se numërimi i votave dhe publikimi i rezultateve u vonuan për shkak të një sulmi kibernetik.
Ai gjithashtu përsëriti pretendimin e tij të fushatës se sistemi zgjedhor i Venezuelës është transparent.
Maduro shpjegoi se fitorja e tij përfaqësonte “respekt për jetën sovrane të Venezuelës dhe vullnetin e popullit”.
/abcnews.al