Klubi i Kategorisë së Dytë, Këlcyra, ka denoncuar klubin e Përmetit. Sipas tyre, drejtues të klubit të Përmetit kanë kontaktuar me lojtarë dhe drejtues të Këlcyrës, në mënyrë që të fiksohet rezultati. Me anë të një njoftimi në faqen e tyre ne Facebook, klubi i Këlcyrës i bëri thirrje të gjithë tifozëve që ta mbështesin nesër në ndeshjen derbi, si dhe njoftoi publikun e gjerë se ekipi i tyre nuk bën kompromis me asnjë skuadër.
“Drejtuesit e ekipit te Permetit kane tentuar te kontaktojne lojtare dhe drejtues te ekipit tone me qellim qe te arrinin nje marrveshje per rezultatin e ndeshjes derbi qe do te luhet neser ne Kelcyre dhe ndeshja do te perfundonte me fitoren e Kelcyres. Ata kerkonin qe fazen e dyte ekipi jone te toleronte ne Permet.Deshirojme te informojme gjithe tifozat e ekipit tone dhe gjithe publikut sportdashes se: EKIPI JONE NUK BEN KOMPROMIS ME ASNJE EKIP AQ ME SHUME ME PERMETIN!
Neser do te luhet futboll! Permetaret “Kalin e Trojes” t’a perdorin me ndonje ekip tjeter! Ju bejme thirrje gjithe tifozave te ekipit tone te mbeshtesin fuqishem neser cunat ! Ju kujtojme Permetareve se mund ti perdorin pa problem dhomat e zhveshjes se nuk ju ka hije qe te vine te zhveshur nga Permeti!”/abcnews.al