Kreu i PD, Lulzim Basha e ka konsideruar kriminal planin e mazhorancës për Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas tij do të ketë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë. Basha tha se Kryeministri Rama kërkon kapjen e kësaj gjykate për shkak të çështjeve të rëndësishme që Kushtetuesja duhet të gjykojë, siç është fati i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe shkarkimi i Presidentit Meta.
Kreu demokrat, Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama per situaten ne Gjykaten Kushtetuese, i cili sipas tij do të ketë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë. Basha rikujtoi se funksionimi i kësaj gjykate është edhe një nga kushtet e bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, ndërsa kreu i qeverise kërkon kapjen e saj për shkak të cështjeve të rëndësishme që Kushtetuesja duhet të gjykojë sic është edhe fati i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe shkarkimi i presidentit Meta nga mazhoranca.
Kreu demokrat tha se PS duhet te ndalë lojerat e rrezikshme dhe te lejojë funksionimin normal te Gjykates Kushtetuese. Referuar deklaratës së Kryeministrit në Kuvend, se kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve për veprimet në Kushtetuese, Basha tha se nuk beson që ata kanë porositur Ramën të kapë drejtësinë.
Në konferencën për mediat nga selia blu Basha theksoi se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për të kthyer vendin në normalitet./abcnews.al