Arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka

schedule09:05 - 29 Korrik, 2024

schedule 09:05 - 29 Korrik, 2024

Drejtuesi I prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka është vënë në prangat e policisë me urdhër të prokurorisë së posaçme. Përveç kryeprokurorit urdhër arresti është lëshuar edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve Eriona Daupaj ish-oficere e Byrosë Kombetare të hetimet, avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi që deri më tani nuk janë arrestuar nga policia. Mësohet se Zarka është ndaluar në qytetin e Vlorës dhe më pas u transferua në drejtorinë e policisë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ky hetim ka nisur pas zbulimit të traskriptimit të komunikimeve në aplikacionin sky dhe enchro chat. Prokuroria e posaçme nuk ka dale ende me një njoftim zyrtar, ndërsa mësohet se Aurel Zarka të ketë përdorur të paktën 4 kode të aplikacionit sky dhe janë zbuluar biseda të ndryshme ku ka dyshime se Zarka të ketë ndikuar tek persona të tjerë për çështje penale.

Edhe për 3 personat e tjerë ndaj të cilëve është lëshuar masa e arrestit në burg rezultojnë të përfshirë për të njëjtat akuza, ato të ushtrimit të ndikimit të pa ligjshëm.

Astrit Vladi është vëllai I Elvis Vladit dhe I afërm I Alfred Vladit që u arrestuan në vitin 2018 për shumën prej 3.4 milionë euro që u gjetën në portin e durrësit në një makinë Toyota Yaris. Ndërsa Radovan Çela është avokati që ka mbrojtur në atë process dy kushërinjtë Vladi.