Tashmë është fakt, Distria Krasniqi siguron medaljen e parë Olimpike për Kosovën.
Xhudistja e njohur ia doli të triumfojë në gjysmëfinale ndaj italianes Odette Giuffrida dhe të sigurojë kalimin në finale, duke siguruar tashmë medaljen e argjendtë, teksa do të provojë të bëjë maksimumin për të sjellë sërish ar në Kosovë, pas triumfit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020.
Përballja me italianen zgjati disa minuta, megjithatë Distria ishte gjithmonë e bindur dhe dominuese, duke ia dalë të sigurojë kalimin në finalen e madhe, ku do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.
Ndërkaq, kujtojmë se 28-vjeçarja nga Peja mposhti në çerekfinale izraeliten Gefen Primo, ndërsa më herët fitoi ndaj indonezianes Maryam March Maharanin, duke dominuar plotësisht. /i.m /abcnews.al