Danimarka dhe Suedia kualifikohen, triumfojnë Spanja e Italia!

schedule22:36 - 15 Nëntor, 2019

schedule 22:36 - 15 Nëntor, 2019

Janë mbyllur sfidat e orës 20:45, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Suedia ka mposhtur rivalin direkt, Rumaninë, me rezultatin 0-2, duke iu bashkuar Spanjës si skuadrat e kualifikuara nga Grupi F. Vetë spanjollët nuk u kursyen aspak ndaj Maltës, duke triumfuar me rezultatin 7-0.

Edhe Danimarka ka arritur të kualifikohet për në Europian, pasi ka mposhtur 6-0 Gjibraltarin. Nordikët u ngjitën në vend të parë në kuotën e 15 pikëve në Grupin D. Në këtë grup, bën pjesë dhe Zvicra, që fitoi minimalisht 1-0 përballë Gjeorgjisë. Kjo fitore e ngjit në kuotën e 14 pikëve skuadrën e “Helvetëve”, por do të luftojnë deri në fund me Irlandën që ka 13 pikë për një vend në Europian.

Bosnje-Hercegovinë kundër Italisë ishte një ndeshje pa objektiva. Axurrët e kishin siguaruar biletën për në Europian, ndërsa boshnjakët nuk kishin shanse për kualifikim. Djemtë e Mancinit triumfuan 0-3, falë golave të Acerbit, Insignes dhe Belottit./abcnews.al

Bosnje – Itali  0-3
Acerbi 21’, Insigne 37’, Belotti 53’

Danimarkë – Gjibraltar  6-0
Skov 12’ 64’, Gytkjaer 47’, Braithwaite 51’, Eriksen 85′ 90′

Rumani – Suedi  0-2
Berg 18’, Quiason 34’

Spanjë – Maltë  7-0
Morata 21’, Cazorla 43’, Torres 62’, Sarabia 63’, Olmo 69’, Moreno 71’, Navas 85′

Zvicër – Gjeorgji  1-0
Itten 77’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!