VIDEO | Shpresat kuqezi ndëshkohen sërish nga një supergol!

schedule20:11 - 15 Nëntor, 2019

schedule 20:11 - 15 Nëntor, 2019

Është mbyllur pjesa e parë mes Shqipërisë U-21 dhe Angli U-21, sfidë që po luhet në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Kuqezinjtë tanë janë dukshën inferiorë ndaj britanikëve dhe këtë gjë po e tregon edhe rezultati. Në 45 minutat e para, miqtë kanë shënuar dy herë.

Pas supergolit të Foden nga goditja e dënimit, ishte radha e Callagher për të shënuar një tjetër gol fantastik. Mesfushori i talentuar anglez merr një top në hyrje të zonës dhe gjuan fort me të majtën, duke gjetur trekëndëshin e portës dhe duke lënë të shtangur gardianin Hoxha.

Para këtij goli, Anglia humbi dhe një penallti, me anë të sulmuesit të Liverpool, Rhian Brewster./abcnews.al

Kualifikuese, Euro U21
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër (19″00)

Shqipëri U21 – Angli U21   0-2
Foden 22’, Callagher 43’