Në një bashkëbisemdim me gazetarët në selinë blu, kreu i demokratëve Lulzim Basha u pyet edhe për deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se “Parlamenti shpërndahet me një dekret”.
Lidhur me këtë, Basha u shpreh se legjitimitetin Paralmentit ia japin qytetarët.
“Parlamenti legjitimitetin e merr nga qytetarët, nëse nuk ka legjitimitet nuk është i ligjshëm. I ka dëgjuar e gjithë bota regjistrimet, të gjithë e dinë që vetëm në qarkun e Durrësit ke 3 deputetë të kapur me krimin. Edi Rama hodhi poshtë propozimin tonë për vetting të politikanëve. Ky parlament është i paligjshëm dhe një orë me parë duhet të zëvendesohet nga zgjedhje të lira”, tha Basha./abcnews.al