Videoja e një burri që goditet brutalisht nga një oficer policie, i cili i vuri këmbën në kokë gjatë arrestimit në aeroportin e Mançesterit, ka shkaktuar bujë në Britani.
Siç shihet edhe në video, polici e ka goditur në kokë burrin teksa ka mbetur i palëvizur në tokë. Në video, i njëjti polic shihet duke goditur një person të dytë. Pas publikimit të videos, zëvendës shefi i policisë së Mançesterit njoftoi se oficeri në video ishte “larguar nga detyrat operative”, ndërsa Sky News raportoi se oficeri me uniformë nuk ishte pezulluar.
“Videoja është vërtet tronditëse. Përdorimi i një dhune të tillë gjatë një arrestimi është i pazakontë dhe shkakton shqetësim”, zëvendës shefi i policisë së Mançesterit.
Manchester Airport security doing Britain proud. pic.twitter.com/IYZhbHpeAe
— Imtiaz Mahmood (@ImtiazMadmood) July 24, 2024
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës kur oficerët e policisë u njoftuan për një sulm në Terminalin 2 të Aeroportit të Mançesterit. Burime policore thanë për mediat britanike se gjatë tentativës për arrestimin e burrit janë sulmuar tre oficerë, ku njëri prej tyre ka pësuar thyerje të hundës.
Katër persona janë arrestuar për ngjarjen: dy për sulm ndaj punonjësit të policisë dhe pengim i policisë dhe dy për pjesëmarrje në një përleshje.
/abcnews.al