Tajfuni Gaemi godet Tajvanin/ Fundoset cisterna me 1.4 milionë litra naftë në gjirin e Manilas, tre të vdekur deri më tani

schedule09:55 - 25 Korrik, 2024

schedule 09:55 - 25 Korrik, 2024

Një cisternë dhe një anije mallrash u fundosën, ndërsa tre anije të tjera u dëmtuan ndërsa tajfuni Geami goditi Tajvanin. Shirat e rrëmbyeshëm goditën ishullin me erëra që shkaktuan përmbytje të konsiderueshme dhe shkaktuan 3 viktima.

Autoritetet filipinase po përpiqen të frenojnë derdhjen e naftës pasi një cisternë që transportonte 1.4 milionë litra naftë u përmbys në gjirin e Manilës. Gjithashtu një nga anëtarët e ekuipazhit 17 anëtarësh raportohet i zhdukur.

Autoritetet thanë se MT Terra Nova po shkonte për në qytetin qendror të Filipineve, Iloilo, kur u fundos, duke shkaktuar një derdhje nafte që shtrihej për disa kilometra.

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Filipineve, tha se agjencia po “lufton me kohën” për të kontrolluar derdhjen. Ai shtoi se nëse e gjithë nafta në cisternë ka rrjedhur, do të ishte derdhja më e madhe në historinë e Filipineve.

“Ekziston një rrezik i madh që Manila, madje edhe vija bregdetare e Manilës, të preket nëse karburanti rrjedh”, tha ai.

Në mars 2023, një cisternë nafte që transportonte 800,000 litra karburant industrial u mbyt në brigjet e provincës Oriental Mindoro.

Karburanti arriti në shumë fshatra që jetojnë me dhe kanë aktivitet bazë peshkimin, duke mbuluar plazhet me baltë të zezë. Banorët në fshatrat bregdetare raportuan edhe probleme shëndetësore.

Kushtet e këqija të motit kanë vështirësuar punën e shpëtimtarëve. Më shumë se 270 njerëz janë plagosur natën e së mërkurës, ndërsa më shumë se 290,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike ​.

Gjithashtu u raportuan afro 170 incidente përmbytjesh, ku në shumicën e rasteve ujërat ende nuk janë tërhequr.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!