Iker Casillas, para pak kohësh bëri një sugjerim në lidhje me VAR-in. Portieri i njohur mendon se te monitori duhet të qëndrojë edhe një ish-lojtar, që të flasë me arbitrin në momentin e vendimit.
Tashmë spanjolli kaq diçka për të thënë në lidhje me çmimet individuale për futbollistët. Casillas vë në dukje absurditetin më të madh që mund të ndodhë me “Topin e Artë”.
“Van Dijk ishte lojtari më i mirë sipas UEFA-s. Messi ishte lojtari më i miri për FIFA-n. Imagjinoni: Cristiano (meritat janë të tijat) të fitojë ‘Topin e Artë’. Më duket se udhëzimet që ndjekim në futboll për të dhënë çmime nuk kanë shumë logjikë, apo jo? Reflektim i së premtes”, shkruan Casillas në llogarinë e tij në Twitter. /abcnews.al