Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në komunikim të zhvilluar me gazetarët lidhur me bilancin e sesionit të fundit parlamentar, u ndal edhe tek çështja e Kodit Zgjedhor.
Ai tha se janë bërë të gjitha përpjekjet për një rezultat pozitiv.
“Mendoj që me të gjitha përpjekjet që kemi bërë të kemi një rezultat pozitiv që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetësohet sa më korrekt në Kodin Zgjedhor sipas përcaktimit që bën kushtetuta”, tha ai.
Po ashtu kreu i grupit të PS u ndal dhe te amnistia penale, duke nënvizuar se çështja u votua me konsensus të gjerë.
Më tej u shpreh se pas kthimit në normalitet nga opozita, pati edhe një sesion i frytshëm.
/abcnews.al/