Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë, ndërmjet fshatrave Malecaj dhe Koljakaj.
ABC News mëson se flakët po përhapen me shpejtësi dhe për shkak të erës, ndërsa pranës saj ndodhen edhe disa shtëpi banimi.
Sapo kanë sinjalizuar flakët, banorët e zonës janë angazhuar për shuarjen e tyre, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe shërbimi zjarrfikës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, po dyshohet se flakët janë përhapur nga pakujdesia.
/abcnews.al