Shqipëria i është rikthyer përgatitjeve ditën e sotme, ndërkohë që trajneri Edoardo Reja për sfidën me Francën nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Florian Kamberi. Futbollisti i Hibernian ka pasur një dëmtim në kavilje dhe nuk ia ka dalë të vazhdojë më.
FSHF njofton se dëmtimi e ka penalizuar atë, ndërkohë që saktëson që edhe “OK” nga FIFA ende nuk i ka ardhur. Kamberi në të shkuarën ka luajtur me Zvicrën U21 dhe procedura është më e gjatë se zakonisht.
Kamberi do të jetë i gatshëm për Shqipërinë në grumbullimin e ardhshëm, kur edhe çështja e dokumentacionit do të jetë zgjidhur. Reja për ndeshjen me Francën nuk ka edhe Sadikun e Cikalleshin, të cilët janë të dëmtuar. /abcnews.al