Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjuzi zbulon çfarë i tha Metës: Ilir jep dorëheqjen se nuk të nget njeri

schedule15:03 - 15 Nëntor, 2019

schedule 15:03 - 15 Nëntor, 2019

Kreu i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka zbuluar se çfarë i ka kërkuar Presidentit Meta gjatë kohës kur ishin në stadimin e Elbasanit. Jep dorëheqjen i thashë pasi askush “nuk të nget”, u shpreh Gjuzi.

Gjuzi ndër të tjera theksoi se Meta nuk e do Gjykatën Kushtetuese, pasi siç i ka kërkuar më herët mazhorancës, Meta duhej shkarkuar me kohë pasi Partia Konservatore e ka çuar në Kushtetuese më qershor 2017.

Gjuzi në deklaratën e tij u drejtua me akuza ndaj maxhorancës duke e bërë përgjegjëse për krizën aktuale.

“Konservatorët tre vite më parë kishin të drejtë kur thanë që presidenti nuk duhet të jetë aty. Por ju nuk e morët parasysh që presidenti në detyrë zoti Ilir Meta, se do t’i thoja edhe Shkëlqësi por nuk i them dot, më datën 8.06.2017 nga konservatorët është në Gjykatën Kushtetuese prandaj nuk e do Gjykatën Gjykushtetuese. Po ju a nuk keni përgjegjësi? Po po, ju të mazhorancës keni përgjegjësi. 24 mandate të intimidume, 4 këtu të rregullime, ca tentativa të tjera se nuk dua të nxjerr ndonjë sekret në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, zotin Taulant Balla, nuk du me e nxjerr nuk kam për ta nxjerrë. Duhet që të shkarkojmë presidentin e Republikës. Zoti Taulant Balla pse nuk e shkarkon, pse nuk e mbledh komisionin, pse e mban peng presidencën”?

Ilir të kam thënë në stadium në Elbasan jep dorëheqjen nuk të nget njeri, po s’dhe dorëheqjen problem i madh është. Shife si të vjen vërdallë tani kryeministri. Ka një problem kryeministri, do të kapë Gjykatën Kushtetuese, dakord, e ke kap”, deklaroi Gjuzi sot në Kuvend.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!