“21 janari”, Meta bën përgjegjës Bashën/ Kreu i PL: E dinte skenarin, por nuk veproi për ta parandaluar

schedule17:25 - 22 Korrik, 2024

schedule 17:25 - 22 Korrik, 2024

Rihapja e dosjes së 21 janarit nga SPAK është kthyer sërish në objekt deklaratash e akuzash nga qeveria e atëhershme apo opozita e sotme.

Lulzim Basha në daljen e fundit për mediat ka qenë i prerë, me dy JO, kur u pyet nëse ka dhënë urdhër për të qëlluar në drejtim të protesuesve, më 21 janar të 2011, por Ilir Meta, në aleancë me Berishën kryeministër atëherë, e bën përgjegjës ish-kreun e PD, Lulzim Basha për atë që ndodhi në bulevard, 13 vitë më parë, pasi e dinte skenarin dhe nuk mori asnjë masë, thotë kreu i PL-s.

“Nese ka nje pergjegjesi ne 21 janar kjo eshte pergjegjesi direkte e Lulzim Bashes, ministrit te Brendshem te asaj kohe qe eshte paralajmeruar edhe zyrtarisht per gjakderdhjen qe parashikohej te behej nga banditet e edi rames, dhe e ka patur dhe me leter, edhe me shkrese te gjithe skenarin, ndaj te cilit nuk kishte marre asnje mase, as nga policia, as nga garda per te parandaluar ato vrasje te shemtuara qe ndodhen ne bulevard”

Sipas kreut të PL-së, rihapja e 21 janarit është për ta mbajtur nën nga spak, presion kreun e partisë demokratike, Sali Berisha.

E vetmja gjë që Meta nuk tha, është se shkaktari i 21 janarit ishte ai vetë dhe përgjimi që e nxori atë duke i bërë presion ministrit të tij për një leje hidrocentrali për të cilin ai thoshte se i ishin premtuar 700 mijë dollarë.

Lulzim Basha reagoi shpejtë pas këtyre deklaratave të kreut të PL-së, , përmes një video me akuza e lavdërime mes Metës e Berishës, e cilësuar atë si:

“Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj”.

Basha shprehet se drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin, dhe pjesë e hetimit, duhet të jetë dhe Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!