Një banor i pallatit ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në Pogradec ka treguar për ABC News se kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.
“Ishte një shpërthim i fuqishëm, menduam se ra pallati. Pashë tym të zi. Pastrueset qëlluan duke pastruar dhe u trembën shumë. Ishte tmerr, sepse shpërthimi u ndje shumë”, ka thënë ai.
Ngjarja ndodhi pranë banesës së shtetasit Meardi Berberi, i cili rezulton me precedentë të theksuar kriminal. Ky shtetas gjithashtu mësohet se ka përfituar nga amnistia.
/abcnews.al/