Në fshatrat përreth Krujës fermerët i janë kthyer bujqësisë duke kultivuar shumëllojshmëri perimesh e drurësh frutorë. Një prej tyre, Agron Muka thotë se pasion ka edhe bletarinë të cilën e ka amanet nga i ati dhe do tua trashëgojë fëmijëve.
Fermeri krutan u bën thirrje të rinjve të mos largohen nga fshati por të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që vendi u jep.
Banorët e Mukjes fshatit të vogël të Krujës i janë kthyer bujqësisë. Kultivojnë pothuajse të gjitha llojet e perimeve.
Kanë shtuar sipërfaqet me drufrutor dhe ullinj. Në kopshtin Agronit i gjen të gjitha, por pasion tregon se ka rritjen e bletëve.
E ka trashëguar nga i ati e thotë se do t’ja lërë dhe fëmijëve. Ndërsa kujdeset për këtë sipërfaqe më të mbjella apelon për të mos u larguar nga fshati dhe për të shfrytëzuar pasuritë e tij.
/abcnews.al/