Rikthimi i mbrojtësit gëzon Milanin, Pioli përgatit skemën e re

schedule11:51 - 15 Nëntor, 2019

schedule 11:51 - 15 Nëntor, 2019

Më në fund tifozët e Milanit do të shikojnë në fushë Mattia Caldarën. Italiani po stërvitet rregullisht në Milanello dhe pas pauzës nga ndeshjet e kombëtareve ai pritet të jetë gati të luajë. Caldara dëshiron të kthehet në fushë sa më shpejt dhe pse jo ti dërgojë një sinjal trajnerit Mancini për Europianin.

Caldara u transferua në Milano në verën e 2018, kur Bonnuci u rikthye tek Juventusi, por ai nuk ka luajtur akoma ndeshjen e parë me fanellën e ‘djallit’. Dëmtimet e shumta e kanë lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Hera e fundit që 25-vjeçari ka luajtur 90 minuta të plota është me të rinjtë e Milanit kundër Cremoneses.

Trajneri Pioli e grumbulloi Caldarën për ndeshjet me Lazion e Juven dhe ndoshta kundër Napolit mund të shikojmë dhe debutimin e Mattias, por gjithmonë varet nga zgjedhja që Pioli do të bëjë. Me shumë mundësi ai mund të luajë në Tardini kundër Parmës, ku Pioli mund të ndryshojë dhe skemën duke luajtur me 3 mbrojtës. /abcnews.al

Mattia Caldara dhe Stefano Pioli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!