Modelja Bella Hadid, e cila është palestineze nga babai, kishte pozuar tashmë për një fushatë retro atletesh në vitin 1972, por izraelitët u rebeluan.
Adidas ka vendosur të heqë modelen gjysmë palestineze Bella Hadid nga një fushatë reklamuese për atletet e saj retro, të njohura në kohën e Lojërave Olimpike të Mynihut 1972.
Vendimi pasoi kritikat e Izraelit se Hadid u zgjodh për atë fushatë të veçantë reklamuese, e cila i referohet ngjarjes tragjike kur ekstremistët palestinezë vranë 11 atletë izraelitë në Mynih.
Pas kritikave të Izraelit, prodhuesi gjerman i pajisjeve sportive kërkoi falje dhe tha se do të “rishikonte” fushatën.
Bella Hadid, e cila ka origjinë palestineze, është një mbështetëse e zëshme e palestinezëve dhe në fillim të këtij viti ajo dha para për të ndihmuar njerëzit në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.
Hadid fillimisht u zgjodh nga Adidas për fushatën reklamuese të atleteve SL72, e cila u prezantua për herë të parë pak para Olimpiadës 1972./abcnews.al