OKB: Vdekja e Hid Rajabit të vogël në Gaza mund të përbëjë një krim lufte

schedule13:36 - 20 Korrik, 2024

schedule 13:36 - 20 Korrik, 2024

Vdekja në Rripin e Gazës e Hid Rajab, një vogëlushe palestineze, lutjet e së cilës për ndihmë tronditën botën, mund të përbëjë “një krim lufte”, thanë ekspertët e OKB-së.

“Vrasja e 5-vjeçares Hid Rajab, familjes së saj dhe dy shpëtimtarëve të një ambulance mund të përbëjë një krim lufte”, nënvizohet në një deklaratë për shtyp nga këta ekspertë, të cilët e shohin të “papranueshëm” pretendimin izraelit se asnjë ushtar nuk ishte aty pranë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Ambasada izraelite në Gjenevë nënvizoi, në një deklaratë për shtyp, se hetimi për këtë incident tani është në duart e një mekanizmi të pavarur brenda ushtrisë izraelite.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se “mungesa e një hetimi të duhur dhe identifikimi i përgjegjësve”, pesë muaj pas ngjarjeve, “është thellësisht shqetësues dhe mund të përbëjë në vetvete shkelje të së drejtës për jetën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!