Numri 10 për Dakun, sulmuesi “kuqezi” merr fanellën e lakmuar në Rusi

schedule13:36 - 19 Korrik, 2024

schedule 13:36 - 19 Korrik, 2024

Nuk po flet kush më për atë që ndodhi në Europian.

Mirlind Daku e la pas gabimin e bërë pas sfidës ndaj Kroacisë, për të cilin mori edhe pezullimin prej 2 ndeshjesh nga UEFA, ndërsa është kthyer me vrull tipik te Rubin Kazan, në elitën e futbollit rus.

Klubi nga Kazani vërtet vendosi ta gjobiste sulmuesin “kuqezi”, por nga ana sportive ka vlerësimin më të lartë për shqiptarin e Kosovës dhe këtë e tregon fakti se Daku do të ketë edicionin e ardhshëm fanellën me numrin 10, që është padyshim më e shquara në futbollin botëror.

Të tillë fanelë e kanë mbajtur Maradona apo Platini dhe e mban Messi.

Ishte vetë sulmuesi 26-vjeçar që botoi në faqen e tij në Instagram fotot e fanellave me numrin 10, atë me ngjyrë të bardhë, dhe të gjelbër, teksa sezonin e shkuar mbante atë me numrin 19.

Daku ishte padyshim lojtari më i mirë i klubit sezonin e shkuar në Premier Ligën ruse, ku  shënoi 10 gola dhe shërbeu 4 asistë, duke ndihmuar ekipin të realizonte me lehtësi objektivin e mbijetesës në elitë.

Nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e yllit të kombëtares shqiptare, pasi për të ka interesim, ndonëse ai ka premtuar se në Rusi do të luajë vetëm për Rubin Kazan. /i.m /abcnews.al 

Postimi i Mirlind Dakut:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mirlind Daku (@mirlind19daku)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!