Samiti Politik Evropian, më 2025 në Tiranë/ Çupi: Arritje e madhe. Shqipëria shfaqet si garanci e Evropës

schedule13:39 - 19 Korrik, 2024

schedule 13:39 - 19 Korrik, 2024

Analisti Frrok Çupi thotë se mbajtja e Samitit Politik Evropian më 2025 në Shqipëri, është një arritje e madhe për vendin tonë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se në momentet më të vështira të Bashkimit Evropian, Shqipëria shfaqet si një garanci e Evropës.

Sipas Çupit, Shqipëria mund të konsiderohet anëtare e Bashkimit Evropian, pavarësisht nga statusi që ka aktualisht, si një vend që ka hapur negociatat.

“Me pak fjalë ndoshta nuk e thua, por jemi në një moment thuajse të pabesueshëm. Nga një vend në periferi të botës, të Evropës, Shqipëria krahasohet për vlerat evropianiste, mund të konsiderohet me Francën, Gjermaninë, që themeluan atë union. Në momentet më të vështira për BE, Shqipëria shfaqet si një garanci e Evropës. Kjo është një gjë që ka lidhje, sidomos me situatat e tanishme, barrat e mëdha që mban Perëndimi. Jemi në prag të ngjarjeve shumë të mëdha. Tirana, Shqipëria, qeveria e Shqipërisë bëhet garanci e kësaj gjëje, merr garanci nga e gjithë bota. Raportet me Britaninë e Madhe janë një risi e jashtëzakonshme me Shqipërinë. Është hera e parë që një kryeminsitër i Shqipërisë kalon La Manshin, bëhet bashkëpunëtor, për të zgjidhur probleme të migrimit, sigurisë, keqinformimit, kibernetike.

“Vitet e fundit, jo se Britania e Madhe nuk është e kudjesshme ndaj Shqipërisë, por këtu ka pasur një indiferencë. Edi Rama, me vizion, pa paragjykime për prosperitetin e vendit. Samiti që u zhvillua në Oxford, kishte simbole shumë të mëdha, do zhvillohet në Shqipëri në kushte më simbolike. Ato vende që u bënë pengesë në BE për anëtarësimin, u krijua ky komunitet që është vetë BE. Ky komunitet lindi pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. BE lindi pas Luftës së Dytë Botërore. E gjithë kjo që po zhvillohet, është për të mbrojtur Perëndimin në vlerat e veta, Tirana kthehet në qendër të kësaj gjëje pas 1 viti.

Nëse Britania e Madhe para 8 vitesh u nda nga BE, nuk u nda nga vlerat e BE. Kryeministri i Britanisë, e tha dhe në takmin me kryeministrin e Shqipërisë, se do të jetë afër me vlerat e BE. Takimi që kishte kryeministri i Shqipërisë me zotin Starmer, është takim shumë i veçantë, mund të krahasohet me takimin e zotit Zelensky, me takimet me Emmanuel Macron, për arsye se kryeministri i Britanisë, e konsideroi aleat të afërt kryeministrin e Shqipërisë. Konsultoi çështjet e sigurisë dhe mbi të gjitha çështjen e migrmit, ku Evropa konsideron model marrëveshjnen mes qeverisë së Italisë dhe qeverisë së Shqipërisë. Shqipëria mund të konsiderohet anëtare e BE, pavarësisht nga statusi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!